Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (XI)

TOP 5-shja e javës në Superligë (XI)


28 December, 2020 @13:18

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 11 në Superligën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Cody John (Yll), Xavier Cannefax (Prizreni), Cedric Council (Vëllaznimi), Shaq Carter (Bashkimi) dhe Urim Zenelaj (Prizreni).

Ylli e mposhti Prishtinën me rezultat 78-73 dhe e regjistroi fitoren e dytë rresht.

Në fitoren e skuadrës suharekase më i dalluari ishte Cody John me 16 pikë, 5 asistime, 5 topa të rrëmbyer e 3 kërcime.

Prizreni ka vazhduar super formën edhe kundër Rahovecit, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 88-82.

Xavier Cannefax dhe Urim Zenelaj me performancat e tyre arritën të hyjnë në TOP-5shen e javës. Cannefax luajti me 34 pikë, 3 kërcime e 2 asistime, kurse Zenelaj me double-double prej 14 pikëve e 13 kërcimeve.

Vëllaznimi pas 3 humbjeve rresht, e mposhti në këtë xhiro Trepçën me rezultat 86-91.

Cedric Council me double-double prej 30 pikëve e 14 kërcimeve, luajti rolin kryesor në fitoren e skuadrës gjakovare.

Bashkimi e regjistroi fitoren e pestë rresht. Skuadra prizrenase në këtë xhiro e mposhti Pejën me rezultat 92-83.

Me double-double e mbylli xhiron edhe Shaq Carter i Bashkimit. Carter luajti me 22 pikë e 13 kërcime, për ta mbyllur TOP 5-shen e javës 11 në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga