TEAM OF THE WEEK 20
TOP 5-shja e javës në Superligë (XX)
12 March, 2019 @9:51
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros XX të Superligës së Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Divine Myles (Prishtina) Malcolm Canada (Prizreni), Ujkan Karanezi (Bashkimi), Garrius Holloman (Ylli) dhe Khalid Boukichou (Prishtina).
Pas fitores në finale të Kupës së Kosovës, Prishtina edhe në Superligë e mposhti Rahovecin. Divine Myles dhe Khalid Boukichou me performancat e tyre kanë hyrë në pesëshen e javës.
Myles kundër Rahovecit luajti me 22 pikë, 8 asistime e 2 kërcime, derisa Boukichou luajti me double-double prej 14 pikëve e 10 kërcime.
Malcolm Canada i Prizrenit, ishte më i miri te fitorja kundër Trepçës. Canada luajti me 27 pikë, 4 asistime e 4 kërcime.
Me double-double luajti edhe lojtari i Bashkimit, Ujkan Karanezi, i cili kundër Boreas shënoi 26 pikë, 14 kërcime, derisa luajti edhe me 4 topa të vjedhur, 2 asistime e 1 bllokadë, duke qenë më i miri në fitoren e skuadrës.
Garrius Holloman i Yllit, e mbyll pjesëshen e javës XX të Superligës. Ai luajti me double-double prej 17 pikëve e 17 asistimeve, derisa në statistikat e tij i shtoi edhe 5 asistime në fitoren e skuadrës suharekase kundër Lipjanit.