PRISHTINA E RE - VUSHTRRIA
Prishtina e Re i afrohet zonës së PlayOffit
10 March, 2019 @15:01
Me fitore bindëse ndaj Vushtrrisë, Prishtina e Re i është afruar zonës së PlayOffit në Ligë të Parë të basketbollit tonë.
Të drejtuar nga Albert Sylejmani kryeqytetasit kanë arritur të kalojnë me 33 pikë dallim pengesën vushtrriase sot, në përballjen që nuk la dilema për fitues që në fund të pjesës së parë.
Me 19 pikë e 6 asistime më i dalluari te Prishtina e Re ka qenë Meriton Ismaili, ndërsa me 16 pikë të tjera është dalluar Luftim Cikaqi. Me double-double ndeshjen e kreu Arti Islamaj, që shënoi 13 pikë e 10 kërcime në fitoren 103-70 [24-18, 32-14, 28-14 dhe 19-24] të vendasve.
Te Vushtrria më i dalluari ka qenë Abelard Rashiti. Ai shënoi 26 pikë, 2 asistime e 2 kërcime në 36 minuta lojë, që s’mjaftuan për ekipin e Vushtrrisë.
Pas kësaj ndeshjeje, Prishtina e Re ka bilanc 7-8, ndërsa Vushtrria çon numrin e humbjeve në 11, krahas 4 fitoreve që i ka.