Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PESHKOJNË NË STAMBOLL

Trabzonspor fiton jashtë, e largon Fenerbahçen nga kreu

Trabzonspor fiton jashtë, e largon Fenerbahçen nga kreu


5 November, 2023 @9:31

Trabzonspor me një lojë të fuqishme ka shënuar fitore ndaj Fenerbahçes në Stamboll mbrëmë, për t’ua shkaktuar këtyre të fundit humbjen e parë sezonale pas një ecurie prej 10 ndeshjesh me fitore. Trabzonspor ka dominuar plotësisht dhe ka siguruar herët fitoren në këtë duel, përkundër mundit të vendasve që me penallti, njëra e diskutueshme, të kthejnë gjërat në favor të vetin, për përfundimtaren Fenerbahçe 2-3 Trabzonspor [Tadic 61’pen., 90’pen. - Onuachu 10’, Ozdemir 46’, Pepe 47’].

Enis Bardhi nuk u përdor fare nga trajneri i Trabzonsporit Abdullah Avci në këtë ndeshje, ndërsa golin e fundit për ekipin e shënoi ish-lojtari i Arsenalit, Nicolas Pepe. Me fitore, Trabzonspor kërceu në pozitën e katërt aktualisht, ndërsa Fenerbahçe mbeti pa kreun, që po e okupon Galatasaray prej kësaj xhiroje.

 


 
Të gjitha lajmet nga