Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT

Aleksandar Jonchevski jep dorëheqje nga Trepça

Foto: FBK

Aleksandar Jonchevski jep dorëheqje nga Trepça


15 January, 2023 @22:06

Trajneri verimaqedonas, Aleksandar Jonchevski, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si kryetrajner i Trepçës, ka bërë të ditur në këto momente klubi mitrovicas.

Sipas njoftimit të lëshuar nga ekipi, dorëheqja e Jonchevskit ka qenë e parevokueshme dhe mitrovicasit e kanë falenderuar për kontributin.

TABELA AKTUALE

“Jonchevski erdh për të qëndruar deri në fund të kampionatit, por rezultatet po mungojnë dhe ai ndjeu obligim moral të jap dorëheqje,” ka shkruar ndër të tjera ekipi mitrovicas.

Trepça është e katërta në Superligë me bilanc 9-9, ndërsa këtë fundjavë u mposht thellë nga Prishtina Minatori. Para kësaj ndeshjeje, ishte mposhtur edhe nga Bashkimi Minatori.

Tash Trepça do të jetë në kërkim të trajnerit të tretë këtë sezon, pasi që ia nisi sezonit me trajnerin e vjetshëm Ljubomir Minchev, ndërsa përkundër se rezultatet shkonin mirë ata ndanë rrugët me atë, duke e marrë Jonchevskin, që s’kishte fare sukses në krahasim me Minchevin. Trepça me Minchevin kishte fituar Kupën e Kosovës, Superkupën e Kosovës dhe Superkupën e Ligës Unike.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga