Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LËVIZJET

Trasnferimet në NBA

REUTERS

Trasnferimet në NBA


27 October, 2015 @17:17

Janë bërë disa lëvizje në NBA, ku mund të ndikojë në përcaktimin e kampionit sivjet. Mëposhtë shikoni listën e përforcimeve më të rëndësishme para stinorit të ri që nis sonte. 

ANTHONY DAVIS - mbeti në fole (New Orleans Pelicans), nënshkroi një kontratë 5 vjeçare me vlerë prej 145 milionë dollarësh, derisa u bë si kontrata më e shtrenjtë në histori të NBA-së.

LEBRON JAMES - e rinovoi kontratën, do të jetë edhe dy vite tek Cleveland dhe do të fitojë 46 milionë dollarë.

ERSAN ILYASOVA - Turku është shkëmbyer nga Milwaukee Bucks në Detroit Pistons.

OMER ASIK - Shtatëlarti Asik, nënshkroi një kontratë 5 vjeçare dhe do të fitojë 60 milionë dollarë gjatë këtyre viteve.

ENES KANTER - Portland Trail Blazers, i ofroi 70 milionë dollarë lojtarit, ku e detyroi edhe Oklahomën që ta paguajë shumën e njejtë për ta mbajtur në skuadër qendrën gjigante.

DWAYNE WADE - edhe një stinor do të mbetet tek Miami Heat.

LAMARCUS ALDRIDGE - lojtari më i përfolur në afatin kalimtar, nënshkroi kontratë 4 vjeçare me vlerë prej 80 milionë dollarësh me San Antonio Spursin, i cili po pritet që t’i jep fuqi edhe më shumë skuadrës së Gregg Popovichit.

DAVID WEST - e refuzoi ofertën 12 milionëshe të Indiana Pacersit, e pranoi kontratën minimale të Spursit me vlerë 1.4 milionë dollarë, me shpresë që do të shijojë titullin.

TIM DUNCAN - është pritur që të pensionohet, por ai nënshkroi kontratë dy vjeçare me San Antonion.

MARC GASOL - gjatë verës ishte Free Agent (lojtar i lirë), megjithatë mbeti tek arushat e Memphisit, nënshkroi kontratë 5 vjeçare me vlerë 100 milionë dollarë.

JOHN WALL - një tjetër yll mbeti në fole (Washington Wizards), me kontratë 5 vjeçare me vlerë 84.7 milionë dollarë.

KEVIN GARNETT - ujku i vjetër, edhe dy vite do të jetë tek Minnesota Timberwolves dhe do të fitojë 16 milionë dollarë.

DEANDRE JORDAN - ishte shumë afër transferimit tek Dallas Mavericks, por mbeti në Los Angeles Clippers, do të fitojë 84 milionë dollarë, brenda katër viteve.

GERALD GREEN - arriti marrëveshje 1 vjeçare me Miami Heat.

JEREMY LIN - u largua nga Los Angeles Lakers, për të luajtur tek Charlotte Hornets.

WESLEY JOHNSON - mbeti në Los Angeles, por e ndërroi skuadrën (Clippers).

DAVID LEE - nga skuadra kampione, u shkëmbye tek Boston Celtics.

LOU WILLIAMS - Los Angeles Lakers, e rrëmbeu nga Toronto Raptors, lojtarin e gjashtë më të mirë të stinorit 2014/15.

REGGIE JACKSON - me një shumë prej 80 milionë dollarësh, për pesë vitet e ardhshme, mbeti tek pistonat e Detroitit.

ROBIN LOPEZ - nga Portlandi, u transferua tek New York Knicks, nënshkroi kontratë 4 vjeçare me vlerë prej 54 milionë dollarë.

RAJON RONDO - i larguari nga Dallas Mavericks, arriti marrëveshje 1 vjeçare me Sacramento Kingsin, me vlerë 10 milionë dollarë.

DERON WILLIAMS - në rast se nuk lëndohet, do të jetë i dobishëm për Dallas Mavericksin, u transferua nga Brooklyn Nets.

MONTA ELLIS - për 48 milionë dollarë ishte shumë afër Sacramentos, por presidenti i Indiana Pacersit, Larry Bird, arriti marrëveshje për 44 milonë dollarë.

GREG MONROE - një transfer i mirë për në trapez, me një kontratë 3 vjeçare me vlerë prej 50 milionë dollarë, erdhi nga Milwaukee Bucks.

ARRON AFFLALO - New York Knicks e transferoi Afflalon, për t’ia lehtësuar punën e Carmelo Anthonyt për shënime.

PAUL PIERCE - sërish është bashkuar me trajnerin Doc Rivers. Pierce, me përvojën e tij, pritet që t’i ndihmoj Los Angeles Clippersit drejt cakut, derisa nënshkroi kontratë 3 vjeçare me vlerë prej 10 milionë dollarëve.

DEMARRE CARROLL - vendin e zbrazur nga Lou Williams, Toronto Raptors e mbuloi me Carroll nga Atlanta Hawks, brenda 4 viteve do të fitojë 60 milionë dollarë.

JIMMY BUTLER - mbeti në fole, nënshkroi kontratë 5 vjeçare me vlerë prej 95 milionë dollarëve me Chicago Bullsin.

TYSON CHANDLER - nga Dallasi, kaloi tek Phoenix Suns, për katër vite do të fitojë 52 milionë dollarë.

AMIR JOHNSON - për dy vite, do të fitojë 24 milionë dollarë nga Boston Celticsi.

KEVIN LOVE - për shkak të lëndimit, nuk arriti të luaj në Play Off, por nënshkroi kontratë 5 vjeçare me vlerë prej 110 milionë dollarësh me Clevelandin përsëri.

DANNY GREEN - mbeti në fole (San Antonio Spurs), nënshkroi kontratë 4 vjeçare me vlerë prej 45 milionë dollarë.

BROOK LOPEZ - nuk është larguar as Lopez nga skuadra (Brooklyn Nets), do të fitojë 60 milionë dollarë, brenda 3 viteve.

NEMANJA BJELICA - MVP i stinorit 2014/15 në Euroleague, është transferuar tek Minnesota Timberwolves, gjatë 3 viteve do të fitojë 12 milionë dollarë.

NIKOLAS BATUM - është shkëmbyer nga Portland Trail Blazers në Charlotte Hornets, derisa Portlandi ende nuk ka gjetur zëvendësimin e tij.

LANCE STEPHENSON - i pa disciplinuari Stephenson, do të luaj tek Los Angeles Clippers sivjet.

JOSH SMITH - edhe Smith është transferuar tek Clippers nga Houston Rockets, derisa pritet që të jep kontribut të mirë për skuadrën e trajnerit Doc Rivers.

DRAYMOND GREEN - mbeti tek skuadra kampione (Golden State Warriors), 85 milionë dollarë do t’i fitojë mbrenda 5 viteve.

BOBAN MARJANOVIC - Kulla 2.22 centimetërshe Marjanovic, erdhi për ta shijuar titullin në San Antonio Spurs.

AMARE STOUDEMIRE - lojtari me përvojë, vendosi të luaj në Miami Heat.

DAMIAN LILLARD - shumicën e lojtarëve kyç e largoi nga skuadra, por Lillard mbeti në fole (Portland Trail Blazers), nënshkroi kontratë 5 vjeçare për një shumë të majme prej 120 milionë dollarëve.

GORAN DRAGIC - 90 milionë dollarë, për një kontratë 5 vjeçare mbeti tek Miami Heat.


Video

NBA 2015/16



 
Të gjitha lajmet nga