TREPÇA '89

Trepça ‘89 i përgjigjet reagimeve ndaj transferimit të dy të rinjve afrikanë
26 March, 2021 @17:55
Skuadra e Trepçës ‘89 ka daluar me një komunikatë publike ndaj reagimeve të shumta pas transferimit të dy lojtarëve të rinj nga Afrika e Jugut.
Xehetarët ditë më parë prezantuan dy lojtarë të rinj si talentë dhe investim për të ardhmen, duke transferuar 18 vjeçarin Logan Mnisi dhe 16 vjeçarin Njabulo Dube.
Por më pas klubi në njoftimin e saj hasi në komente të shumta kritike, që i vlerësonin këto transfere si të panevojshme dhe neglizhencë ndaj lojtarëve të rinj vendorë.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Trepçës ‘89 që i përgjigjet këtyre kritikave:
Njoftim
Sa i përket postimit të fundit në faqen zyrtare të klubit për transferimin e dy lojtarve të rinjë nga Afrika e Jugut dhe komentet negative drejtuar kryesis së klubit, Klubi Futbollistik Trepça’89 është dhe do të jetë vatër e talenteve të reja Mitrovicase gjithashtu edhe Kosovare dhe si do të i u jap rastin talentave të rinjë Kosovarë si çdo sezon.
Prurja e talenteve të rinjë nga jashtëvendit nuk do të ndikon aspak në zhvillimin dhe strukrën e klubit tonë për hapsirën e talenteve të rinjë Kosovarë si çdo sezon.
Me respekt
Kryesia e KF Trepçës’89
President z. Abedin Zeka