FBK
Trepça dhe Kastrioti dënohen
17 December, 2013 @23:12
Xhiroja e kaluar e Superligës së Kosovës në basketboll, ka kaluar kryesisht pa probleme. Në informatorin e botuar pas xhiros së XIII të Superligës, vetëm Trepça e Kastrioti janë dënuar me nga 100€ për shkak të hudhjes së gjësendeve në fushë, përkatësisht ndezjes së një mjeti piroteknik.
“Për shkak të hudhjes së gjësendeve të forta, shkrepëseve, në fushë të lojës, Trepça dënohet me 100€, derisa Kastrioti është dënuar me shumë të njejtë pasi që tifozët e paktë të saj (150 në ndeshjen e fundit) kanë ndezur një mjet piroteknik në çerekun e tretë të ndeshjes ndaj Besës,” thuhet në njoftimin e botuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, për xhiron e XIII të Superligë.
Xhiroja e radhës e Superligës zhvillohet në mesjavë, pra duke nisur prej nesër, ndërsa ajo është e fundit për këtë vit pasi që përfundon edhe cikli i dytë i ndeshjeve të ekipeve elite.
Përveç ndeshjeve të radhës, të përkujtojmë se Peja ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj RTV 21, për shkak të ligës ballkanike dhe pritet të shihet se kur do të zhvillohet kjo ndeshje, pasi që Peja ka nesër lojën tjetër në këtë ligë ndaj Galil Gilboas, kampionit aktual.