Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF SEMIFINALS | GAME 4 | PEJA - TREPÇA

Trepça eliminon Pejën, arrin finalen e PlayOffit pas një dekade

Trepça eliminon Pejën, arrin finalen e PlayOffit pas një dekade


19 May, 2022 @22:20

Me një lojë më të mirë, veçanërisht në pjesë të parë të ndeshjes në Karagaç, Trepça ka arritur që të shënojë edhe fitoren e tretë ndaj Pejës në serinë gjysmëfinale për të siguruar finalen e parë të PlayOffit pas një dekade!

Trepça ka mposhtur Pejën si mysafir sonte, me rezultat 76-81 për të bërë serinë 1-3 në të mirë të saj dhe kështu ka vulosur biletën për finale të PlayOffit ku do të takohet me kampionin aktual, Ylli.

Peja ka luajtur kryesisht me 5 lojtarë ndeshjen, derisa i vetmi që u përdor nga zëvendësuesit ka qenë Stephen Maxwell, që luajti 14 minuta pa shënuar asnjë pikë.

Njëjtë, as Dardan Berisha nuk ka qenë në element për të shënuar sonte, derisa ka shutuar 0/4 për tre pikë, por ka kontribuuar me 9 asistime për bashkëlojtarët, ku më efikasi ka qenë Arian Qallaku me 19 pikë e 7 kërcime. Dardani kreu ndeshjen me 5 pikë të shënuara.

PLAYOFF SKEMA

Pos tij, Darius Washington shënoi 18 pikë, por edhe ai për tri pikë s’ka qenë në disponim. Shutoi 1/9.

Ndërkaq te Trepça gjithçka shkoi mirë. Ekipi i Lubomir Minchev ka kaluar lehtë ndeshjen, ndërsa kapiteni i tyre Drilon Hajrizi ka shkëlqyer me 22 pikë të shënuara e 12 kërcime, duke kryer ndeshjen me double-double, njëjtë sikurse edhe Andrew Gordon, që luajti me 17 pikë e 10 kërcime.

Fitorja ka bërë që Trepça të arrijë finalen e parë të PlayOffit të Superligës që prej vitit 2012, kur kishin fituar edhe për herë të fundit titullin kampion, ndërsa tash aty do të kenë përballë Yllin e Suharekës, ku këta të fundit tejkaluan lehtë Prishtinën në gjysmëfinale me 3-0.

Për Trepçën, që s’ka marrë pjesë në gara tjera pos ato të organizuara nga FBK, kjo është finalja e tretë sezonale, ndërsa kanë humbur në finale të Superkupës dhe kanë fituar Kupën e Kosovës.

Për trofeun e radhës, seria finale luhet në sistemin 1-1-1-1-1, ku përparësinë e terrenit vendas në rast nevoje, që shkohet deri në ndeshjen e pestë, e ka Ylli.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga