MEDIA
Trepça merr ish-lojtarin e Yllit
11 August, 2016 @21:30
Skuadra e Trepçës nga Mitrovica ka arritur marrëveshje me ish-basketbollistin e Yllit të Suharekës, Montrael Scott, ka raportuar sot Eurobasket.com.
Të njejtin lajm e ka konfirmuar edhe vetë organizatori amerikan, në profilin e tij, ndërsa ai kishte lënë Yllin në fund të stinorit për të marrë rrugë drejt elitës rumune për të luajtur për Targu Muresin.
Në elitën rumune, Scott, kishte pasur mesatare prej 5 pikëve për ndeshje dhe 2.2 kërcimeve për ndeshje.
Ndërsa te Ylli ai ka pasur mesatare të hatashme prej 20.8 pikëve për ndeshje, 5.5 asistimeve për ndeshje dhe 4.7 kërcimeve.
Scott luan në pozitën 1, është 190 centimetra i gjatë dhe rikthehet në Superligën kosovare në stinorin e dytë me radhë, por me ekip tjetër.