EURO U16/ DIV B
![Kosova U-16 mposhtet nga Sllovenia Kosova U-16 mposhtet nga Sllovenia](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/KosovaU16_nat_team_aug_2016_euro_div_b.jpg)
Foto: FIBA.com
Kosova U-16 mposhtet nga Sllovenia
11 August, 2016 @19:53
Basketbollistët e rinj të Kosovës, nën moshën 16 vjeçare, janë mposhtur sot në duelin e paër të europianit për këto grupmosha, nga Sllovenia me rezultat 47-70.
Sllovenët kanë qenë më dominant në pjesën e parë të ndeshjes, kur kanë krijuar epërsi 20-12 (çereku i parë) dhe 23-11 (çereku i dytë) për të siguruar ndeshjen.
Në pjesën e dytë Kosova U-16 u tregua rival i barabartë, duke pësuar 13-15 (çereku i tretë) dhe 11-12 (çereku i katërt), por pafuqishëm për të bërë diçka më shumë.
Më të dalluarit te Kosova U16 kanë qenë: Andi Vrapçani me 10 pikë e 4 kërcime, që ka qenë i vetmi me pikë dyshifrore, si dhe Rron Beha me 7 pikë e 4 kërcime dhe Dardan Kapiti me 7 pikë e 8 kërcime.
Te Sllovenia Nik Dragan ka qenë fantastik, duke shënuar 18 pikë, 14 kërcime dhe 2 topa të vjedhura për të përfunduar ndeshjen me efiçencë 29 në fitore.