BESA - TREPÇA'89

Trepça’89 “rehatohet” në pozitën e pestë
5 March, 2021 @15:05
Skuadra mitrovicase, Trepça’89, sot e mposhti Besën me rezultat 1-2.
Robert Rrahmani ishte golashënuesi i parë në ndeshje, duke shënuar në minutën e 24’ të ndeshjes.
Në pjesën e dytë Besa e barazoi rezultatiin me Diar Halilin (57’), por nuk zgjati shumë gëzimi i pejanëve. Muharrem Jashari në minutën e 63’ shënoi një super gol nga distanca dhe e solli fitoren e radhës për skuadrën mitrovicase.
Trepça’89 aktualisht gjendet në pozitën e pestë me 31 pikë, kurse Besa është në fund të tabelës me 7 pikë.
Në xhiron tjetër skuadra mitrovicase e pret Feronikelin, derisa Besa takohet me Prishtinën.