PRISHTINA @ FINAL FOUR 2017
Triumfi në Kupë, synim i palëkundshëm
16 February, 2017 @12:57
Skuadra e Sigal Prishtinës mund ta ketë pak më vështirë kësaj radhe rrugën deri te trofeu. Pesha që ia jep mbrojtja e titullit është aty. Por, basketbollisti shumëvjeçar i bardhekaltërve, Granit Rugova, ka thënë se ekipi pa kurrëfarë dyshimi është dyje e kërkuar trofeun e radhës.
Rugova 32 vjeç stinorin e kaluar u kthye në basketboll pas një lëndimi të gjatë. Luajti për Bashkimin dhe këtë stinor, iu rikthye Sigal Prishtinës.
Përkundër një stinori jo të mirë të kaluar në gara ndërkombëtare, Prishtina tash ka emëruar trajnerin e tretë të stinorit dhe po kërkon që të merr trofetë në Kosovë. E mundësia e parë është Kupa.
“Jemi kompletuar si ekip dhe po kalojmë ditë të mira në stërvitje. Ndërsa synimi ynë padyshim që është fitimi i Kupës së Kosovës,” ka thënë Granit Rugova në një prononcim të tijin për Borozani.com
Dueli ndaj Trepçës pritet të jetë i vështirë për Prishtinën. Por, Graniti i beson përgatitjes fizike dhe psikike të bashëklojtarëve të tij që do të bëjnë dallimin në ndeshje.
“Nuk na pret punë e lehtë në Mitrovicë. Por, ne do të shkojmë të përgatitur fizikisht dhe psikikisht. Do të aplikojmë lojën dhe mbrojtjen që kemi përgatitur. Nëse e arrijmë këtë, rezultati në fund do të jetë në favorin tonë,” ka shtuar Rugova, që aktualisht në kampionat ka mesatare prej 9.5 pikëve për ndeshje.
Sigal Prishtina dominion me trofe në dekadën e fundit të Kupës. Bardhekaltërit kanë fituar 7 nga 10 finalet e fundit. Kërkesat e ekipit bardhekaltër pas dëshimit në arenën ndërkombëtare janë trofetë vendorë. Të premten prej orës 20:00 Sigal Prishtina do t’ia nis misionin e mbrojtjes së trofeut të Kupës.