EUROBASKET 2013
Turqia s’ka shije
5 September, 2013 @19:25
Pas humbjes befasuese dje ndaj Finlandës, përfaqësuesja e Turqisë ka pësuar edhe humbjen e dytë me radhë. Kësaj radhe turqit u mposhtën nga Italia, e cila e regjistroi fitoren e dytë në Eurobasket.
Ndeshja e cila kaloi me dominimin e italianëve, përfundoi me rezultat të thellë 90-75.
Mbrojtja turke nuk zgjidhje për dyshen italiane, Pietro Aradori (23) dhe Alessandro Gentile (20), të cilët së bashku shënuan 43 pikë, derisa Nicolo Melli e përfundoi takimin me double-double duke realizuar 14 pikë dhe 10 kërcime.
Tek Turqia më të dalluarit ishin Hidayet Turkoglu dhe Omer Asik, të cilët shënuan nga 12 pikë secili.
Serbia e fortë për Bosnjën
Derbi i dy shteteve ish jugosllave, Bosnjës e Hercegovinës dhe Serbisë, përfundoi me fitoren e kësaj të fundit, e cila triumfoi me rezultat 67-77.
Stefan Markovic ishte koshashënuesi më i mirë te serbët me 15 pikë, derisa 17 pikët Nihad Djedovic dhe 16 të tjerat e Mirza Teletovic ishin të pamjaftueshme për t’i shmangur humbjes së boshnjakëve.
Çekia njoftohet me fitoren
Republika Çeke ka regjistruar fitoren e parë në Eurobasket pasi e mposhti Poloninë me rezultat të ngushtë 68-69.
Çekët fitoren e siguruan vetëm katër sekonda para përfundimit të takimit, kur 33 vjeçari Lubos Barton shënoi trepikësh dhe u bë heroi i ndeshjes.
Koshashënuesi më i mirë i takimit ishte Jan Vesely nga Republika Çeke me 23 pikë, derisa për Poloninë më i miri ishte Michal Ignerski me 17 sosh.
Gjermania - Belgjika, vetëm pas vazhdimeve
Fituesi i takimit ndërmjet Gjermanisë dhe Belgjikës u përcaktua vetëm pas vazhdimeve, pasi pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 63-63.
Në fund fitores i’u gëzua Belgjika, e cila e fitoi ndeshjen pranë rezultatit 73-77.
Në fitoren e parë të belgëve në Eurobasketin e sivjetëm, u dallua dyshja Jonathan Tabu dhe Sacha Massot, të cilët shënuan nga 15 pikë secili, derisa Robin Benzing edhe pse realizoi 24 pikë, nuk arriti ta ndalojë humbjen e ekipit të tij.
Rezultatet e ndeshjeve
Italia | Turqia | 90 - 75 | |
Bosnja e Hercegovina | Serbia | 67 - 77 | |
Polonia | Republika Çeke | 68 - 69 | |
Gjermania | Belgjika | 73 - 77 |