EUROBASKET 2013
Fituan pa Nowitzkin
4 September, 2013 @23:20
Skuadra e Gjermanisë, mungesën e super yllit Dirk Nowitzki, arriti ta mbulojë me lojë ekipore. Pesë lojtarë nga Gjermania, arritën të shënojnë pikë dyshifrore.
Gjermanët ishin dominues gjatë pjesës së parë, derisa françezët u kthjellën në çerekun e katërt, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për fitore. Tony Parker shkëlqeu në humbjen e ekipit të tij me 18 pikë e 4 asitime, ndërsa në anën tjetër u dalluan lojtarët si Robin Benzing (19), Niels Giffey (14), Lucca Stainger (14), Heiko Schaffartzik (12) dhe Tibor Pleiss (11).
Gjithashtu është thyer akulli, kundër Francës, ngase gjermanët një kohë të gjatë pësonin humbje nga “gjelat”.
Sllovenia ia nis me fitore
Në ditën e parë të kampionatit, në disa ndeshje, fituesi u përcaktua në sekondat e fundit. Edhe në ndeshjen Sllovenia - Republika Çeke ndodhi e njejta gjë.
Fati i Sllovenisë ishte në duart e basketbollistit Bostjan Nachbar, i cili shënoi nga vija e gjuajtjeve të lira, shtatë sekonda para përfundimit të ndeshjes. Në fund Çekia nuk arriti ta shfrytëzoj rastin e fundit dhe kështu sllovenët e regjistruan fitoren e parë në Grupin C.
Serbia e mposhti Lituanin
Shteti fqinj, Serbia, arriti ta mposht Lituanin pa ndihmën e dirigjentit Milos Teodosic. Ndeshja përfundoi me rezultat 63-56, ndërsa më i miri në këtë takim ishte padyshim Nenad Krstic, i cili luajti me 20 pikë e 9 kërcime. Në anën tjetër, te lituanezët u dallua Mantas Kalnietis me 17 pikë e 3 asistime.
Rikthehet Italia
Italia, e cila ishte larg suksesit të vjetër, bëri një hap të madh sonte duke e mposhtur Rusinë. Djelmoshat e trajnerit Simone Pianigiani arritën të triumfojnë me rezultat 76-69 ndaj Rusisë me mungesa të shumta.
Në fitoren e italianëve, rol të rëndësishëm luajti Luigi Datome, i cili shënoi 25 pikë dhe rrëmbeu 8 kërcime.
Rezultatet e ndeshjeve
Franca | Gjermani | 74 | 80 |
Serbia | Lituania | 63 | 56 |
Republika Çeke | Sllovenia | 60 | 62 |
Rusia | Italia | 69 | 76 |