EUROBASKET 2013
Finlanda befason Turqinë
4 September, 2013 @17:05
Edhepse Turqia, ishte favorite në ndeshjen kundër Finlandës, nuk arriti që ta mposht kundërshtarin. Turqit, pikët e para i shënuan tre minuta para përfundimit të çerekut të parë.
Gjatë tërë ndeshjes, Finlanda ishte në epërsi, ndërsa skuadra e trajnerit Bogdan Tanjeviç, u zgjua nga gjumi me vonesë. Epërsinë e Finlandës në çerekun e fundit, turqit arritën që ta ulin deri në tre, por në fund gabimet e thjeshta kushtuan me humbje.
Tek Finlanda më të mirët ishin Sasu Salin dhe Petteri Koponen, të cilët shënuan nga 12 pikë secili. Në anën tjetër, Ender Arslan me 12 pikë e 5 asistime, ishte i pamjaftueshëm për fitore.
Britania e fiton duelin
Britania e Madhe, në ndeshjen e cila shkoi në vazhdime kundër Izraelit, arriti ta fitoj me rezultat 75-71. Krahas mungesës së yllit Luol Deng, Britania e regjistroi fitoren e parë në Grupin A.
Në ndeshje u dallua Kyle Johnson me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Kieron Achara me 18 sosh. Në anën tjetër, më i miri ishte Afik Nissim me 17 pikë.
Fitore e lehtë nga Letonia
Letonia e mposhti me lehtësi Bosnjën, në ndeshjen e cila përfundoi me rezultat 86-75. Rolands Freimains luajti rol shumë të rëndësishëm në fitoren e letonezëve me 24 pikë të shënuara. Ndërsa tek bosnjakët, ylli i Brooklyn Nets, Mirza Teletoviç, arriti të shënoi 18 pikë.
Edhe Gjeorgjia fiton me lehtësi
Nuk është pritur që Gjeorgjia ta mposht me kaq lehtësi skuadrën e Polonisë, por megjithatë gjeorgjianët e regjistruan fitoren e parë në Grupin C.
Viktor Sanikidze, shkëlqeu me 23 pikë, ndërsa tek polakët, lojtari i Phoenix Sunsit, Marcin Gortat nuk arriti ta ndalë humbjen e parë të skuadrës, pasi u ndal në 12 pikë.
Rezultatet e ndeshjeve
Izraeli | Britania e Madhe | 71 - 75 OT | |
Gjeorgjia | Polonia | 84 - 67 | |
Turqia | Finlanda | 55 - 61 | |
Letonia | Bosnja | 86 - 75 |