PRIZRENI
Ty Nichols përsëri te Prizreni
4 September, 2020 @17:11
Njëri ndër lojtarët më të dalluar të Prizrenit në pjesën e dytë të stinorit 2019/20, Ty Nichols, ka arritur marrëveshje përsëri me Prizrenin.
Nichols u bë i huaji i parë për këtë stinor te skuadra prizrenase, derisa është paralajmëruar se do të kenë edhe 3 të huaj së shpejti në skuadër.
Ty në stinorin e kaluar luajti me 19.8 pikëve për ndeshje, 5.3 asistimeve dhe 5.6 kërcimeve për ndeshje.
KB Prizreni po hyn në stinorin e tretë si pjesë e Superligës, prej se u promovua nga Liga e Parë.
Bardhezinjtë janë pjesëmarrës të rregullt edhe të Final 8 të Kupës në dy stinorët e fundit.