Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLL KAÇANIKU

U largua shpejt

BOROZANI/D.S.

U largua shpejt


1 February, 2016 @9:14

Yll Kaçaniku, basketbollisti 31 vjeçar që kishte mbetur pas shkëputjes së kontratës me Sigal Prishtinën, kaloi te Bashkimi dy javë më parë. 

Mirëpo, sot ai është larguar nga klubi portokallezi nga Prizreni, pasi që ka gjetur angazhim në Turqi. 

Njoftimin e ka bërë të ditur Zëri sot, ndërsa Kaçaniku ka marrë një ofertë të parefuzueshme nga Istambulspor

“Kam nënshkruar kontratë 1.5 vjeçe me Istambulsporin,” ka bërë të ditur Kaçaniku për gazetën në fjalë sot. 

Ish lojtari i Prishtinës ka pasur një marrëveshje të tillë me Bashkimin, që nëse e kërkon një ekip nga Turqia, do të largohet menjëherë nga skuadra dhe kjo ndodhi shumë shpejt.

Istambulspor është duke luftuar për mbijetesë në elitën e basketbollit turk. 


 
Të gjitha lajmet nga