BOREA - PRIZRENI
Udhëtuan për fitore, u befasuan!
15 November, 2018 @21:07
Skuadra e Prizrenit udhëtoi në Pejë për fitore, por është kthyer në Prizren e befasuar.
Borea arriti ta mposhtë Prizrenin me rezultat 97-87.
Shpend Gashi ishte i pakapshëm me 33 pikë të shënuara, derisa i bëri edhe 12 asistime. Gashi u ndihmua edhe nga Patrick Wrencher JR me 18 pikë dhe Beqë Kovaçi luajti me shifrat magjike triple-double me 18 pikë, 13 kërcime e 11 asistime.
Te Prizreni si zakonisht më i dalluari ishte Elliott Cole me 28 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Kjo ishte fitorja e tretë e Boreas në këtë stinor, derisa i kanë gjashtë humbje, kurse Prizreni ka bilanc prej 4 fitoreve e 4 humbjeve deri më tani.