Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAMIR UJKANI

Ujkani: Suedia krejt ndryshe, por jemi gati për çdo lojë

Ujkani: Suedia krejt ndryshe, por jemi gati për çdo lojë


26 March, 2021 @19:27

Portieri dhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, pas seancës stërvitore të sotme ka folur për ndeshjen e radhës që do të luhet ndaj Suedisë.

Ujkani tha se ndeshja e fundit e fituar ndaj Lituanisë tregoi se si ekip janë gati për çdo lojë, megjithëse kjo me Suedinë pritet të jetë krejtësisht ndryshe.

“Përgatitjet po shkojnë mirë. Kemi pasur kohën pak të vështirë, por besoj se krejt kanë punuar për të pasur kushtet maksimale dhe jemi duke u përgatitur mirë për këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Fitorja me Lituaninë ishte në miqësore dhe ishte një test i madh për ne që të tregojmë veten se jemi gati për çdo lojë. Tash kemi një tjetër lojë krejtësisht ndryshe, është kualifikim, është një kundërshtar kandidat për ta fituar grupin me nivel të lartë dhe super lojtarë. Është kthyer edhe Ibrahimovic. Por ne duhet të vazhdojmë rrugën tonë dhe të japim maksimumin. Normal që na mungojnë dardanët me përkrahjen e tyre në stadium, por e dijmë se ata edhe jashtë stadiumit po na përkrahin dhe po na çojnë përpara”, tha Ujkani.

Me përjashtimin e portierit Aro Muric nga kampi dardan, Samir Ujkani mori roli e portierit të parë të ekipit, ndërsa pritet të jetë zgjedhja e parë e përzgjedhësit Bernard Challandes edhe në ndeshjen e së dielës me Suedinë.


 
Të gjitha lajmet nga