LIGA E FEMRAVE
Te femrat e Bashkimit, dy përforcime të huaja
29 January, 2018 @20:57
Ekipi i femrave të Bashkimit, afatin kalimtar të janarit është duke e kaluar në mënyrën më të mirë.
Qëllimi kryesor në këtë stinor për skuadrën prizrenase, do të jetë titulli, ndërsa në radhët e portokallezinjeve janë shtuar dy përforcime të huaja.
Bashkimi ka arritur marrëveshje me lojtaret Anastasia Williams dhe Khadija Brown Haywood. Të dyja së fundi kanë luajtur në elitën e basketbollit të Meksikës.
Më parë, në skuadër ishte rikthyer edhe ish kapitenja, Ulpiana Emra, e cila së fundi ishte pjesë e Penzës.
Bashkimi aktualisht gjendet në pozitën e pestë në Ligën e Femrave me 14 pikë të grumbulluara pas nëntë xhirove.