GAME 1: OLYMPIACOS - ZALGIRIS
Vazhdimet përcaktojnë fituesin
18 April, 2018 @22:34
Skuadra lituaneze, Zalgiris, ka befasuar në ndeshjen e parë të Play-Offit të Euroligës, duke e mposhtur Olympiacosin në Athinë sonte me rezultat, 78-87 dhe atë pas 5 minutave vazhdime, pasi që ndeshja në kohë të rregullt përfundoi baraz, 72-72.
Olympiacos nisi dukshëm më mirë ndeshjen dhe me 23-12 në çerek të parë dukej se po shkonte drejt fitores së sigurt, por mysafirët dalëngdalë shkrinë epërsinë për të barazuar krejt në fund dhe për të fituar takimin e parë çerekfinal në gjysmëfinale.
Brandon Davies ka qenë më i miri te Zalgirisi me 21 pikë, 8 kërcime e 1 asistim, ndërsa nuk ka mbetur shumë pas tij as Kevin Pangos që ka shënuar 20 pikë, 6 asistime e 3 kërcime për fitoren befasuese.
Te vendasit, 25 pikët e 9 asistimet e ujkut të vjetër Vassilis Spanoulis kanë shkuar kot.
Ndeshja e dytë e serisë zhvillohet gjithashtu në Athinë, derisa Zalgiris ka epërsi 0-1 në serinë që luhet deri në 3 fitore.