BIANCOCELESTI
Vedat Muriqi luan në miqësoren shtëpiake të Lazios
10 October, 2020 @19:45
Sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi, ka qënë pjesë e stërvitjes së lojtarëve të mbetur të Lazios, që kanë zhvilluar miqësore ndaj të rinjëve të skuadrës, Lazio Primavera.
Të drejtuar nga Simone Inzaghi, futbollistët e ekipit të parë kanë shënuar fitore 3-0, ndërsa Muriqi ka qenë pjesë e formacionit bazë, duke u zëvendësuar në pjesë të dytë nga Cerbara.
Lazioja ka luajtur këtë ndeshje me formacionin 3-5-2, ndërsa Muriqi në pjesën e parë partner ka pasur Felipe Caicedon, ndërsa në pjesë të dytë taletin Moro, derisa u zëvendësua.