Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KULLA E MALLORCAS

Vedat Muriqi me rekord të sezonit në debutim!

Vedat Muriqi me rekord të sezonit në debutim!


2 February, 2022 @22:58

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, ka shënuar rekord në paraqitjen e parë të tij në Spanjë, ku debutoi me ekipin e tij të ri, Mallorca.

Sipas statistikave zyrtare të Opta, faqe e specializuar për statistika, Muriqi ka marrë pjesë në 22 duele ajrore në përballjen e sontme të ekipit të tij ndaj Rayo Vallecano, derisa 15 duele i ka fituar.

Kjo, sipas kësaj faqeje është rekord për një lojtar të LaLigas në një ndeshje në të gjitha garat dhe është quajtur me një fjalë - kullë.

Përndryshe Mallorca është eliminuar nga Copa Del Rey sonte, pasi që Rayo Vallecano fitoi 1-0 këtë ndeshje, përmes penalltisë së Oscar Trejos (44).

SHIKONI GOLIN DHE RASTET E NDESHJES


 
Të gjitha lajmet nga