Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPA DEL REY

Muriqi 90 minuta në debutim, Mallorca eliminohet

Muriqi 90 minuta në debutim, Mallorca eliminohet


2 February, 2022 @21:57

Në çerekfinale të Copa Del Rey në Spanjë, sonte Mallorca u eliminua nga Rayo Vallecano.

Startues për skuadrën e Mallorcës sonte ishte Vedat Muriqi, i cili debutoi për këtë skuadër në këtë takim. Prizrenasi sonte luajti përgjatë gjithë ndeshjes, por për fatin e keq të tij skuadra e Mallorcës e mbylli ndeshjen me humbje dhe eliminim.

Rastin më të mirë për shënim Muriqi e pati rreth 20 minuta para fundit të ndeshjes, por që gjuajtja e tij me kokë nuk përfundoi në rrjetë.

Këtë takim Vallecano e fitoi me rezultat 1-0 dhe rrjedhimisht kaloi në gjysmëfinale të Copa Del Rey.

Startues te Vallecano si mbrojtës i djathtë sonte ishte Ivan Balliu, mbrojtësi i Shqipërisë, i cili gjithashtu luajti përgjatë gjithë ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga