Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Vëllaznimi përforcohet me reprezentuesin e kombëtares shqiptare

Fotot: FIBA

Vëllaznimi përforcohet me reprezentuesin e kombëtares shqiptare


2 December, 2020 @17:42

Skuadra e Vëllaznimit, që këtë stinor iu rikthye Superligës, ka arritur marrëveshje me organizatorin e kombëtares shqiptare, Robert Shestani.

TopSporti.com ka mësuar nga burimet brenda klubit kuqezi të Gjakovës se drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje me playin 27 vjeçar të Shqipërisë që ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.

Robert Shestani

Shestani është i rregullt te kombëtarja shqiptare dhe mesatarisht ka 29.1 minuta për ndeshje, ndërsa njihet si organizator solid me mesatare të konsiderueshme të asistimeve për kombëtaren, 3.5 për ndeshje.

Me Vllazninë, Shestani në stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 7.8 pikëve për ndeshje, 2.1 asistimeve dhe 30 minutave lojë në BIBL.

Vëllaznimi që tashmë ka bilans 1-4 në Superligë dëshiron t’i ikë pjesës së poshtme të tabelës dhe të sigurojë PlayOffin e Superligës përgjatë stinorit, me mundësi befasie më tej.


 
Të gjitha lajmet nga