Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICASIT MPOSHTEN PËR HERË TË PARË!

Vëllaznimi përsëri fiton jashtë, ia shkakton humbjen e parë ‘89-shit!

Foto: KFVellaznimi/ fb

Vëllaznimi përsëri fiton jashtë, ia shkakton humbjen e parë ‘89-shit!


24 September, 2023 @19:24

Vëllaznimi ka arritur fitoren e dytë sezonale të dielën, duke arritur fitore të rëndësishme ndaj Trepçës’89 si mysafir.

Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e drejtuar nga Megzon Visoka ka shënuar Effiong Ekemini, që ka shënuar vonë në ndeshje për të siguruar trepikëshin e dytë sezonal për ekipin nga Gjakova.

Kjo ka qenë fitorja e dytë për Vëllaznimin, e dyta jashtë Gjakove. Kuqezinjtë ende s’kanë arritur të fitojnë në shtëpi.

TABELA AKTUALE

E këtë ata ia shkaktuan ekipit të Shpëtim Idrizit që deri tash nuk kishte pësuar humbje. Me këtë fitore, Vëllaznimi është ngritur në pozitën e pestë të renditjes tabelare me 7 pikë nga 5 ndeshje, ndërsa ‘89-shi mbetet i treti me 8 pikë nga po aq ndeshje.

Xhiron që vjen, Vëllaznimi pret Rahovecin, ndërsa Trepça’89 luan derbi ndaj Suharekës. Trepça’89 0-1 Vëllaznimi [Effiong Ekemini 80’].

Vellaznimi

Trepca 89


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë