Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBAJNË HAPIN

Ulpiana mban hapin me kreun

Pamje nga një ndeshje e mëparshme

Ulpiana mban hapin me kreun


24 September, 2023 @19:59

Fitore mjaft e rëndësishme për Ulpianën ka ardhur të dielën ndaj Flamurtarit, ashtu që ekipi i drejtuar nga Emin Bajrami të mbajë hapin me kreun e tabelës.

Ulpiana ka fituar ndeshjen ndaj Flamurtarit 2-1, ndërsa goli i hershëm ka bërë që vendasit të kontrollojnë pjesën e mbetur të ndeshjes, derisa arritën te goli i dytë për të çuar ndeshjen më lehtë në fund, përkundër golit të mysafirëve.

TABELA AKTUALE

Ulpiana 2-1 Flamurtari [Auron Ademi 7’, Gentian Emini 79’ - n.n.87’]

Ulpiana ka 12 pikë nga 5 ndeshje dhe është e treta në renditje, ndërsa Flamurtari ka 4 humbje nga po aq ndeshje dhe me 3 pikë të vetme është i teti në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë