Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA E RE - VUSHTRRIA

Fatlind Azizi vendos, Prishtina e re thellon krizën e Vushtrrisë

Foto: Prishtina e Re / FB

Fatlind Azizi vendos, Prishtina e re thellon krizën e Vushtrrisë


23 September, 2023 @18:55

Katër fitore në pesë ndeshje për Prishtinën e Re në Grupin B të Ligës së Parë.

Sot kryeqytetasit e mposhtën 1-0 Vushtrrinë, për t’ia thelluar kësaj të fundit edhe më tepër krizën fillim-sezonale.

TABELA AKTUALE

Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Fatlind Azizi në minutën e 58’ nga pika e bardhë, gol që e vë Prishtinën e Re në vendin e dytë të Grupit B për momentin.

Vushtrriasit në anën tjetër, që sot u drejtuan për herë të parë nga i sapoemëruari Suad Keçi, kanë vetëm 1 pikë pas 5 xhirove të para.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë