Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DISIPLINORJA VENDOS EDHE PËR SJELLJET E LECIT

Trajneri i Flamurtarit suspendohet për dy ndeshje dhe gjobitet

Trajneri i Flamurtarit suspendohet për dy ndeshje dhe gjobitet


24 September, 2023 @13:55

Pas incidenteve të shkaktuara në ndeshjen e Flamurtarit ndaj Ramiz Sadikut, trajneri i ekipit kuqezi të Prishtinës, Liridon Leci është suspenduar për dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor, si dhe i është shqiptuar gjobë në të holla.

Njoftimi i plotë i KD-së për rastin:

“Kryetrajneri i ”Flamurtari”, Liridon Leci nr ID-000640M85. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, vrapon drejt gjyqtarit kryesor të ndeshjes duke kërcnuar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Pas ndëshkimit kryetrajneri Liridon Leci humb tërsisht kontrollin dhe fillimisht i shkel këmbën gjyqtarit kryesor, bën dorën grusht dhe fillon ta ofendojë rëndë atë personalisht. Pasi gjyqtarët kanë hyrë në zhveshtore pas pak hyn edhe Liridon Leci dhe vazhdon të ofendojë dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor mirëpo pengohet nga dy asistentët e gjyqtarit kryesor. Sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes Flamurtari-Ramiz Sadiku. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe D të Rregullores disiplinore; Dënohet pa të drejtë ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje të organizuara nga FFK si dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).”

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë