VILLARREAL 1-1 JUVENTUS

Vendoset në Torino!
22 February, 2022 @22:57
Juventus nuk ka arritur të mposht Villarrealin në përballjen e sontme të zhvilluar në Ceramica, pasi që vendasit u këndellën në pjesë të dytë për të barazuar rezultatin përmes Dani Parejos dhe për të lënë gjithcka sa i përket cerekfinalistit të radhës - të vendoset në Torino.
Juventus kishte avancuar herët, që në sekondën e 32 të ndeshjes, kur serbi Dusan Vlahovic i dha epërsinë bianconerëve. Por, sa i përket golave - këtu mori fund tundja e rrjetave për ekipin e Max Allegrit.
Në pjesë të dytë, ekipi i Unai Emeryt kërkoi më shumë dhe gjeti golin përmes Parejos (66) për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 1-1 [Parejo 66 - Vlahovic 1].
Pas dy javëve në Torino, do të vendoset çerekfinalisti nga ky çift i së tetës së finales.