Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR RIFATI

Vështirë se na ndalë dikush

Vështirë se na ndalë dikush


25 September, 2022 @22:40

Trajneri i Prizrenit, Arbnor Rifati, në deklaratën e dhënë pas fitores ndaj Bashkimit ka thënë se është i kënaqur me lojën që e tregoi ekipi i tij dhe disa lojtarë të huaj, kurse për secilin ekip do të jetë vështirë ndaj tyre tash e tutje.

“Ndeshje e vështirë. Ishte si një deja-vu e asaj loje ndaj Pejës. Basketbollisti është lojë e çastit, asnjëherë s’të lenë të qetë. Bashkimi në çerek të tretë luajti tmerrshëm mirë, nuk di a e humbën ndonjë shut për tri pikë. Për një trajner është më së vështiri kur je plus 22-23 në pjesë të parë dhe hyn në çerek të katërt me vetëm plus 1-2, është vështirë ta mobilizosh ekipin, por Arbnori është ai që e bën këtë. E neve tani vështirë që do të na ndalë dikush,” ka thënë trajneri prizrenas pas ndeshjes.

Prizreni pas fillimit të stinorit me dy humbje radhazi, sonte ka marrë fitoren e parë sezonale.


 
Të gjitha lajmet nga