SERIE A

Foto:Google
Operim i suksessëm për Vidal
13 March, 2021 @12:50
Arturo Vidal, mesfushori i Interit, iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm të premten në gjurin e tij të majtë , raportoi klubi.
“Në mëngjesin e kësaj të premte, Arturo Vidal i është nënshtruar, në Institutin Humanitas të Rozzano (Milano, në veri), një operacioni artroskopik për dhimbje në gjurit të majtë”, njoftoi Interi.
Kiliani do të fillojë procesin e rikuperimit në ditët në vijim. Ai pritet të rikthehet për 20 apo 30 ditë, kështu që Vidal do të kthehet në dispozicion të Contes në fillim të prillit.
Interi momentalisht është lider i Serie A me gjashtë pikë përpara Milanit dhe 10 para Juventusit.