Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Vinicius, lojtari i javës në Champions

Foto:Google

Vinicius, lojtari i javës në Champions


9 April, 2021 @14:42

Sulmuesi i Madridit ka fituar ndaj Mbappé, De Bruyne dhe Jorginho. Braziliani Vinicius është shpallë lojtari i javës në Ligë të Kampionëve në një konkurrencë të fortë.

Javë perfekte për Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian nga Real Madrid ka fituar për herë të parë në karrierën e tij çmimin e dhënë nga UEFA për lojtarin më të mirë të javës në Champions League.

Ndeshja e tij ndaj Liverpool nuk ka kaluar pa u vënë re: dy gola që vunë në rrugë të duhur madrilenët, duke i dërguar më afër gjysmëfinales .

Kësaj i duhet shtuar edhe rreziku i vazhdueshëm që ai sjelli për mbrojtjen rivale, veçanërisht Alexander-Arnold, i cili nuk ishte në gjendje ta ndalonte atë në asnjë moment.

Ai është lojtari i dytë në ekip që e fiton atë çmim këtë sezon pas Modric .


 
Të gjitha lajmet nga