DARUSSAFAKA - OLYMPIACOS
Vjen fitorja pas 12 humbjeve
27 December, 2018 @22:42
Skuadra turke Darussafaka, duke e mposhtur gjigandin grek Olympiacos me rezultat 79-75, e përfundoi serinë e keqe prej 12 humbjeve rresht.
Toney Douglas ishte më i dalluari me 19 pikë, 9 asistime, 5 topa të vjedhur dhe me 4 asistime te Darussafaka, derisa u ndihmua edhe nga Zanis Peiners me 16 pikë të tjera.
Te skuadra greke koshashënuesi më i mirë ishte Janis Strelnieks me 15 pikë.
Kjo ishte fitorja e dytë e stinorit për Darussafakën, krahas 13 humbjeve që i kanë dhe gjenden në fund të tabelës, kurse Olympiacosi aktualisht gjendet në pozitën e pestë me 9 fitore e 6 humbje.