NË SHTIME
Vjosa si vendase e fillon stinorin me fitore
18 August, 2024 @21:18
Skuadra e Vjosës ka shënuar fitore në xhiron e parë të stinorit të ri të Ligës së Parë - Grupi B, duke e mposhtur Flamurtarin e Prishtinës me rezultat 2-1. Ekipi vendas i drejtuar nga dyshja Meriton Baftiu dhe Përparim Livoreka ka ndezur motorët në pjesë të dytë të duelit, kur edhe erdhën të gjitha golat, karshi atij të Faruk Statovcit, për të marrë fitoren në fund, Vjosa 2-1 Flamurtari [Edon Koxha 63’, Ideal Ademaj 79’ - n.n. 88’].
Në xhiron që vjen, Vjosa është mysafire e Dinamos, ndërsa Flamurtari pret ekipin e ardhur nga Liga e Dytë, KEK-u.