VIDEO

Vojvoda ‘mban në mend’ rrugën e golit, shënon përsëri
9 May, 2021 @19:23
Nuk është dashur të kalojë shumë kohë që pas golit të parë me Torinon, Vojvoda të gjejë edhe golin e tij të dytë.
Vetëm një javë pas atij goli që e rrëzoi Parmën në Serie B, erdhi edhe goli i dytë i Vojvodës.
Mbrojtësi kosovar doli në skenë në ndeshjen Verona - Torino, e cila përfundoi me rezultat 1-1.
Vojvoda shënoi me kokë në minutën e 85’ të ndeshjes, derisa vendasit u kundërpërgjigjën katër minuta më pas.