Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Best of round 14

Vrsaljko më i miri i javës

BOROZANI/ D.S.

Vrsaljko më i miri i javës


23 December, 2013 @21:33

Performanca e shkëlqyer e qendrës kroate të Bashkimit, Denis Vrsaljko, në ndeshjen kundër Dritës, që ishte e fundit për stinorin vjeshtor, ka bërë atë që të zgjedhet basketbollisti më i mirë i xhiros XIV nga faqja e njohur basketbollistike, eurobasket.com.

Vrsaljko në ndeshjen përmbyllëse të edicionit vjeshtor ka realizuar 22 pikë, 14 kërcime, 2 asistime e 4 bllokada, derisa ka pasur përqindje të lartë prej 83% në tentime nga loja (10/12), duke pasur në përgjithësi efikasitet prej 37 pikëve.

Pas tij u rendit plejmekeri i Pejës, Samir Shaptahovic, i cili në ndeshjen e xhiros XIV ndaj Kastriotit luajti me double-double me 17 pikë e 11 asistime, derisa efektshmëria në lojë ishte 29 pikë.

Pas veteranit pejan u radhit talenti gjilanas, Arian Memeti, me numër të njëjtë të efektshmërisë. Memeti për 38:58 minuta sa qëndroi në parket, regjistroi 25 pikë, 11 kërcime dhe 2 asistime, duke realizuar njërën prej paraqitjeve më të mira të karrierës së tij, megjithëse ende është në fillim të saj.

*Basketbollisti i javës zgjedhet sipas llogaritjeve të efektshmërisë së lojtarëve nga faqja eurobasket.com, duke përfshirë po ashtu edhe rezultatin e ndeshjes, rëndësinë e saj, realizimin e dyshifrorëve të dyfishtë (double-double) apo dyshifrorëve të trefishtë (triple-double) të lojtarëve etj.



Top 10 performancat më të mira të xhiros XIV

Denis Vrsaljko (Bashkimi) 22 pikë 14 kërcime 2 asistime/ 4 bllokada
Samir Shaptahovic (Peja) 17 pikë 11 asistime 4 kërcime/ 3 topa të vjedhur
Arian Memeti (Drita) 25 pikë 11 kërcime 2 asistime
George Odufuwa (Peja) 14 pikë 10 kërcime 2 asistime/ 2 bllokada
Derio Green (RTV 21) 26 pikë 9 asistime 3 kërcime
K'Zell Wesson (Sigal Prishtina) 20 pikë 16 kërcime 3 asistime
Gerti Shima (Peja) 17 pikë 7 asistime 6 kërcime/ 2 topa të vjedhur
Driton Sylejmani (Drita) 26 pikë 10 kërcime 2 asistime
Arian Qallaku (Besa) 15 pikë 9 kërcime 4 asistime
Darrell Lampley (Bashkimi) 27 pikë 9 asistime 5 kërcime

 
Të gjitha lajmet nga