Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYQTARËT

Vula e Rifati, bien nga provimi

BOROZANI/Erdis Driza

Vula e Rifati, bien nga provimi


13 February, 2014 @22:12

Dy gjyqtarët të konsideruar ndër më të mirë në vitet e fundit të basketbollit kosovar, Alban Vula dhe Arbnor Rifati, kanë mbetur jashtë listës së kualifikuar për tu deleguar në ndeshje të basketbollit në vazhdim të stinorit. 

Kështu ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës në faqen e saj zyrtare ku në mes tjerash ka bërë të ditur listën e të kualifikuarve dhe atyre që nuk kanë kaluar as pragun e testit. 

Ndër gjyqtarët më të dalluar në këto testime teorike dhe fizike janë treguar Daut Mehmeti, Faton Kurshumlija, Xhelal Mumini, Xhavit Beqiri, Astrit Kasapolli, Atdhe Goçaj, Burim Berisha, Artan Gashi dhe Dren Pudarolli. 

“Testimet duhet të bëhen dhe preferohen gjithmonë rezultatet pozitive. Bordi ka vendosur për referët me mbi 60 xhiro të kualifikohen, ndërsa para testit kryetari Belegu ka thënë që mbi 40 xhiro do të kalohet, e brenda natës i ndërrojnë vendimet. Tolerime bën edhe FIBA, sidomos gjyqtarëve kualitativ. Kjo këtu nuk ndodh, por nuk e di për më tutje unë nuk do të humbas kohë për këtë... Çështjet janë evidente që nga shtatori 2013,” ka thënë, ekskluzivisht për Borozani.com Arbnor Rifati, që ka qenë pjesë e rregullt e ndeshjeve derbi të Superligës së Kosovës, ndeshjeve të Play-Offit dhe Final Fourit të Kupës në vitet e fundit.

Testin teorik e kanë kaluar shumica e referëve, por atë fizik prej 86 xhirove nuk e kanë arritur shumica, derisa 60 xhiro vrapimi ka qenë kushti i kalimit të testit. Alban Vula është kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të FBK-së, i cili gjithashtu nuk ka kaluar testin, bashkë me Rifatin, sekretar i Shoqatës - që ka qenë befasia më e madhe e këtyre testimeve. Asnjëri nga këta nuk e ka fituar të drejtën që të gjykojë ndeshjet e Superligës në vazhdim të stinorit. 

 



Lista e gjyqtarëve:

Mëposhtë sipas radhës janë të shënuar: Numri rendor, emri dhe mbiemri, xhirot e kaluara (mbi 60 xhiro kanë kaluar testin) dhe kategoria e gjyqtarëve;

1. Daut Mehmeti, 86, A;
2. Faton Kurshumlija, 86, A;
3. Xhelal Mumini, 86, A;
4. Xhavit Beqiri, 86, A;
5. Astrit Kasapolli, 86, A;
6. Atdhe Goçaj, 86, A;
9. Burim Berisha, 86, A;
10. Artan Gashi, 86, A;
11. Dren Pudarolli, 86, A;

7. Hazir Haxha, 86, B;
8. Egzon Maloku, 86, B;
12. Ardian Rrustemi, 86, B;

38. Elion Obërtnica, 86, C;
39. Elldin Uglari, 86, C;
40. Zgjim Ahmetaj, 86, C;
41. Dardan Maxhuni, 86, C;
42. Blertan Libusha, 86, C;
43. Amar Dekovic, 86, C;

14. Fitim Gashi, 80, B;
15. Naxhit Deliqi, 76, B;
16. Arben Elshani, 73, B;
17. Kushtrim Çoçaj, 70, B;
18. Albert Vërbiqi, 70, B;
19. Fisnik Ramadani, 67, B;
21. Edmond Raqa, 61, B;
22. Isa Prebreza, 61, B;
23. Burim Beqiri, 60, B;

26. Urim Hasani, 55; Nuk kanë të drejtë delegimi;
27. Ilhan Xhaka, 55, Nuk kanë të drejtë delegimi;
30. Arbnor Rifati, 48; Nuk kanë të drejtë delegimi;
31. Alban Vula, 47; Nuk kanë të drejtë delegimi;
33. Hysen Hasani, 0; Nuk kanë të drejtë delegimi;
35. Albert Cakaj, 0; Nuk kanë të drejtë delegimi;
36. Armend Sejdiu, 0; Nuk kanë të drejtë delegimi;
37. Besart Belegu, 0; Nuk kanë të drejtë delegimi;
44. Ideal Lajqi, 75; Nuk kanë të drejtë delegimi;
45. Kushtrim Shala, 80; Nuk kanë të drejtë delegimi;
46. Endrit Basha, 70; Nuk kanë të drejtë delegimi;
20. Arben Lezliu, 61, Nuk është në listën e gjyqtarëve; Nuk ka të drejtë delegimi;

 
Të gjitha lajmet nga