FITORE E THELLË!

Foto: FCVushtrria/ D. Neziri/ fb
Vushtrria demolon Flamurtarin
6 April, 2025 @23:30
Vushtrria ka arritur fitoren më të thellë të stinorit, duke e mposhtur rëndë Flamurtarin e Prishtinës, që vështirë se do të mbijetojë stinorin në Ligë të Parë, Vushtrria - Flamurtari 4-0 [Daut Maxhuni 20’, Theophilus Solomon 42’, Besar Iseni 60’, Viktor Angelov 71’].
Vushtrria e Armend Dallkut mbyllë xhiron XXI të Grupit B të Ligës së Parë në pozitë të dytë me 49 pikë, 4 më pak se liderja Prishtina e Re. Flamurtari i fundit në tabelë, në pozitë të dhjetë, ka 10 pikë, ndërsa ka pësuar për herë të 15-të këtë stinor.