Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROCKETS - KINGS

Wall e Cousins debutojnë, Houston njoftohet me fitore

Wall e Cousins debutojnë, Houston njoftohet me fitore


1 January, 2021 @9:38

Houston Rockets e regjistroi fitoren e parë të sezonit, duke e mposhtur Sacramento Kingsin me rezulltat 122-119.

James Harden si zakonisht ishte më i miri me 33 pikë, 8 asistime e 6 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga John Wall me 22 pikë, 9 asistime e 6 kërcime te Houstoni.

Wall kishte munguar te Rockets, për shkak të infektimit nga Covid 19, derisa dobutoi edhe Demarcus Cousins me 8 pikë të tjera.

Te Sacramento u dalluan Harrison Barnes me 24 pikë e 8 kërcime dhe De’Aaron Fox me 22 pikë.

Kjo ishte fitorja e parë e Houstonit pas 3 ndeshjeve, kurse Sacramento ka bilanc prej 3 fitoreve e 2 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga