Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET QENDRA

Washburn, gati për rikthim

Foto: KB Prishtina Official

Washburn, gati për rikthim


5 January, 2016 @12:44

Qendra amerikane 213 centimetërshe, Jason Washburn, është shëruar plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës. 

Njoftimin e ka bërë të ditur për Borozani.com Genc Neziri, zyrtar për media te ekipi kampion. 

“Po. Washburn është plotësisht gati dhe pritet që shpejt të rikthehet në parket,” ka thënë Neziri. 

Washburn kishte ardhë me shumë bujë te ekipi i Sigal Prishtinës në fillim të nëntorit 2015. Por për fat të keq të tijin dhe të Prishtinës, ai u lëndua që në paraqitjen e parë të tij kur Prishtina luajti si vendase ndaj Energias në FIBA Europe Cup

HISTORIA E WASHBURNIT

Edhe pse u përfol edhe për largimin e tij pas lëndimit, Washburn ka qenë njëri ndër lojtarët e rrallë që ka arritur të qëndrojë përkundër lëndimit te ekipet kosovare. 

Qendra në fjalë kishte shënuar 4 pikë e 4 kërcime në 10 minutat e para të ndeshjes ndaj Energias, kur edhe u lëndua. 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga