Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Welcome to NBA

REUTERS/Ray Stubblebine

Welcome to NBA


4 November, 2012 @18:21

Skuadra më e re në NBA, Brooklyn Nets, e zhvilloi ndeshjen e parë në ligën më të fortë në botë, ku arriti të fitoj Toronton.

Në faktë, ndeshja e parë të cilën është dashur ta zhvillojë Brooklyn ka qenë ndaj New Yorkut, mirëpo për shkak të trazirave që i shkaktoi në New York uragani Sandy - ndeshja u shty për një ditë tjetër.

Megjithatë, Brooklyni ia nisi ligës me fitore para tifozëve të tyre, ku e përfunduan ndeshjen me rezultat 107-100. Më të mirët e skuadrës nga New Yorku ishin Brook Lopez i cili shënoi 27 pikë dhe Deron Williams që luajti me 19 pikë e 9 asistime.

Në anën tjetër 28 pikët e Kyle Lowryt nuk mjaftuan për fitore.

Rezultatet e takimeve :

Washington - Boston 84-89 Indiana - Sacramento 106-98 Brooklyn - Toronto 107-100 Miami - Denver 119-116 Chicago - New Orleans 82-89 Houston - Portland 85-95 Milwaukee - Cleveland 105-102 Dallas - Charlotte 126-99 San Antonio - Utah 110-100 Golden State - Clippers 114-110


 
Të gjitha lajmet nga