OKLAHOMA CITY THUNDER MPOSHT SACRAMENTON
Westrbook me triple-double në fitore
7 December, 2015 @9:22
Kevin Durant nuk kishte një lojë për tu mbajtur në mend. Dhjetë topa të humbura për një lojtar si ai, janë shumë.
Por, në fund ai me qetësinë e tij ia solli fitoren ekipit të tij Oklahoma City Thunder ndaj Sacramento Kingsit.
Durant realizoi 23 sekonda pa përfunduar ndeshja, ndërsa shënoi dy gjuajtjet e lira 4.4 sekonda para fishkëllimës së fundit për të siguruar fitoren e ngushtë për ekipin.
Russell Westbrook regjistroi triple-double-in e tretë stinorit përmes 19 pikëve të shënuara, 10 asistimeve dhe 11 kërcimeve në ndeshje, derisa ‘rrufeja’ regjistroi fitoren e 12-të të stinorit.
“Këtë e bën lojtari më i mirë i ekipit,” ka thënë Westbrook pas ndeshjes për Durantin dhe pikët e tij.
“Ai nuk do të jetë lojtari më i mirë në çdo ndeshje, por e patë si e mbylli atë. Me punë të saktë, përkryer.”
Oklahoma ngriti bilancin në 12-8 me këtë fitore, derisa Sacramento ka aktualisht bilanc 7-15.
Mbretërit nuk arritën të fitojnë ndeshjen edhe pse gjashtë basketbollistë të tyre përfunduan lojën me pikë dyshifrore sot.