MESFUSHOR I RI TE VËLLAZNIMI
William Cungu - lojtar i ri i Vëllaznimit
16 August, 2024 @12:45
Mesfushori qendror dhe defanziv, William Cungu, është lojtari më i ri i Vëllaznimit. Ekipi gjakovar ka bërë të ditur se ka angazhuar futbollistin në fjalë, pak para fillimit të stinorit të ri të Ligës së Parë.
Cungu 20 vjeçar dhe 183 centimetra i gjatë ka qenë pjesë e Vllaznisë U-21 të Shkodrës, ndërsa ka të regjistruara edhe disa ndeshje me Shqipërinë U-19.
Vëllaznimi stinorin e hap të dielën kur do të jetë mysafir i ekipit të ri në Ligë të Parë, KF Mitrovica. Kuqezinjtë garojnë në Ligën e Parë - Grupi A dhe me trajnerin e ri të ekipit Leotrim Krasniqi, që dallohet për punën e qetë dhe të madhe me ekipet që i drejton.