T-WOLVES - WIZARDS
Wizards pa Westbrookun regjistron fitoren e parë
2 January, 2021 @9:13
Washington Wizards e regjistroi fitoren e parë pas gjashtë ndeshjeve.
Wizards e mposhti Minnesota Timberwolvesin me rezultat 109-130.
Në këtë ndeshje nuk luajti super ylli Russell Westbrook, derisa më i miri i Washingtonit ishte Bradley Beal me 31 pikë, 7 asistime e 3 kërcime.
Te Minnesota u dallua Malik Beasley me 21 pikë.
Washingtoni pas 5 humbjeve rresht, e regjistroi fitoren e parë të sezonit.