Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARRIN KREUN

Ylli lider

Ylli lider


18 January, 2023 @18:48

Ylli është duke shkëlqyer në fron. Kampioni aktual i Kosovës ka vazhduar serinë e fitoreve dhe tashmë me 14 sosh radhazi, ka dalë në krye të renditjes tabelare të Superligës.

Ekipi i drejtuar nga strategu Adis Beciragic ka kaluar lehtë në pjesë të dytë Rahovecin, pasi që pjesa e parë ishte bukur e matur, për të shkuar te fitorja serike dhe për të marrë kreun e renditjes tabelare, për herë të parë këtë stinor.

Rahoveci në shtëpi, u mposht nga Ylli 70-99 [19-21, 22-23, 9-25, 20-30] për të regjistruar humbjen e radhës këtë stinor, të 16-tën!

TABELA AKTUALE

E te kampioni nuk ka çka të thuhet më shumë. Vetëm pjesa e parë disi si pa i dhënë shumë, ndërsa në pjesë të dytë treguan fytyrën e vërtetë dhe ndalën vreshtarët për të bërë dallimin prej 29-pikësh në fund.

Malcolm Armstead shkëlqeu përsëri. Kosovari i natyralizuar ka dhënë 12 pikë, 11 asistime dhe 7 kërcime për rreth 30-minuta sa ishte në parket. Koshashënuesi më i mirë i fituesve ishte Rashun Davis me 23 pikë të shënuara, ndërsa në llogari të veten regjistroi edhe 5 asistime e 6 kërcime.

Te vendasit, Edmond Kryeziu me 23 pikë dhe Visar Ejupi me 18 të shënuara, ishin më të dalluarit, por ekipi ishte larg për të bërë befasi ndaj kampionit aktual që ka kapur super-formën.

Ylli me këtë fitore nga ndeshja e mbetur bëhet me bilanc më të mirë në ligë aktualisht, duke e bërë atë 14-4, ndërsa Rahoveci në rrezik serioz për rënië, ka bilanc 2-16.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga