BOREA-YLLI
Ylli triumfon në Karagaç
7 March, 2018 @22:11
Skuadra e Golden Eagle Yllit, që ishte organizatore e Final 8 të Kupës së Kosovës dhe arriti në gjysmëfinale të garës, është këndellur në Superligë me fitore ndaj Boreas në Pejë sonte.
Ekipi nga Suhareka ka qenë më i mirë se ai pejan në pjesë të parë të ndeshjes (13-20 dhe 15-21) ndërsa çereku i tretë ka bërë ndeshjen më interesante pasi që Borea e kapi atë me 25-11 për të hyrë në çerekun e fundit të ndeshjes me rezultat të përgjithshëm 53-52.
Mirëpo në çerekun e fundit, Ylli ishte i pamëshirshëm në sulm duke e fituar çerekun e katërt 20-30 për përfundimtaren 73-82.
Te ekipi fitues më efikasi ka qenë Artin Gashi me 22 pikë, ndërsa ndër më të dalluarit kanë qenë Marvin Smith me 16 pikë, 13 kërcime, 5 asistime si dhe Dragan Sekelja me 16 pikë, 14 kërcime e 4 asistime në fitore.
CJ Carter ka qenë më efikasi te Borea sonte me 23 pikë të shënuara. Amerikani ka regjistruar edhe 4 asistime e kërcimë në humbjen e ekipit.
Blendi Matoshi shënoi triple-double, 11 pikë, 10 asistime dhe 12 kërcime, që gjithashtu nuk mjaftuan.
Deri tash, Borea dhe Ylli, kishin mposhtur njëra-tjetrën vetëm si vendase dhe fitorja e Yllit në Pejë është e para këtë stinor për suharekasit si mysafir ndaj kundërshtarit të ri në Superligë.
Me këtë fitore, Ylli tash ka bilanc 12-9 dhe përforcohet në pozitë të tretë, ndërsa Borea bëhet me bilanc 5-16.