ZENIT - BARCELONA

Zeniti befason Barcelonën për herë të dytë, barazohet seria
30 April, 2021 @23:11
Njëra ndër skuadrat favorite për ta fituar Euroleaguen, Barcelona, është befasuar edhe një herë nga Zeniti.
Zeniti e mposhti kundërshtarin me rezultat 74-61 dhe e barazoi serinë në 2-2.
Kevin Pangos shkëlqeu te skuadra ruse me 22 pikë e 8 asistime, kurse te Barcelona më i dalluari ishte Nick Calathes me 19 pikë.
Ndeshja e fundit e serisë do të luhet më 4 maj.