EURO U21

Zvicra U21 e nis me fitore Evropianin, e mposhtë Anglinë me asistin e Imerit
25 March, 2021 @18:35
Përfaqësuesja e Zvicrës U21 e cila në përbërjen e saj ka katër futbollistë shqiptarë, e ka nisur mbarë Kampionatin Evropian për U21.
Helvetikët e mposhtën Anglinë me rezultat minimal 0-1, ndërsa asisti i golit të vetëm erdhi nga një shqiptar, pasi Kastriot Imeri e shërbeu sulmuesin Dan Ndoye për golin e fitores në minutën 78’.
Në këtë ndeshje u paraqitën titullarë Bastien Toma, Toni Domgjoni dhe Andi Zeqiri, ndërsa Kastriot Imeri u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë.
Zvicra në grupin e saj përveç Anglisë favorite e ka edhe Kroacinë dhe Portugalinë.